Arteta nuk e ka harruar finalen e Champions League: Kam një plagë që ende më dhemb
9 Tetor 2026 12:15 Telesport Humbja në finalen e Champions League kundër PSG ende i shkakton dhimbje të thellë trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta. Disa muaj më vonë, ai e përshkruan atë dhimbje si “një plagë”, ndërkohë që pak ditë më parë nënshkroi zgjatjen e kontratës me “topçinjtë” deri në vitin 2031. Duke i bërë jehonë të fjalëve të mentorit të tij prej kohësh, Arsène Wenger, trajneri spanjoll pranoi: “E kam ende atë plagë, atë helm në vena. Ajo duhet të mbetet aty sepse kështu mësohet, dhe me gjasë do të jetë një shtysë e madhe jo vetëm për mua por për të gjithë ne.” “Vjet bëmë diçka të madhe, fituam titullin pas 22 vitesh, duke kapërcyer konkurrencën e rivalëve të vjetër. Ai triumph është...
Burimi:
telesport.al