Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arteta: Kemi luajtur nën standardin tonë dhe i falëm dy pikë kundërshtarit
👁5325
24 Prill 2025 9:01 Telesport Arsenal barazoi 2-2 në fushën e tij ndaj Crystal Palace në Premier League, një rezultat që ka zhgënjyer trajnerin Mikel Arteta, që synonte tri pikët përballë tifozëve në “Emirates”. “Jemi të gjithë të zhgënjyer me rezultatin dhe performancën. Nuk gjetëm konsistencë të mjaftueshme në veprime për të dominuar plotësisht lojën”, tha Arteta. Më tej, ai shtoi: “Ne dhuruam topa dhe ishim larg standardeve tona në lojën mbrojtëse. Kur nuk je në më të mirën tënde, por po fiton 2-1, nuk mund të falësh një gol të tillë siç bëmë ne”. “Kjo është pjesë e futbollit...