Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës

Arsimi publik falas, por hyrja shumë e shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës

Rikthimi në shkollë ka një paradoks: arsimi publik është falas, por hyrja në të nuk është. Një vrojtim i çmimeve në Tiranë tregon se, nëse një familje duhet të blejë nga e para çantën, kancelaritë, atletet dhe një garderobë bazë, shporta e shtatorit mund të arrijë rreth 37,200 lekë për një fëmijë. Për dy ose më shumë fëmijë, fatura bëhet e kripur… Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e vogla të duken të mëdha. Një fletore kushton pak. Një laps po ashtu. Edhe një bluzë, e marrë veçmas, nuk duket si një goditje për buxhetin. Por shkolla nuk nis me një fletore, një laps apo një bluzë. Ajo nis me një listë. Dhe listat kanë zakonin e pakëndshëm që, kur mblidhen,...