Burimi:
Telesport.al

Arsenali si sprovë vendimtare për stolin e Ancelottit, trajneri italian “driblon” presionin
👁7638
Situata e Ancelottit te Real Madridi po hyn në një fazë shumë delikate. Pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në Londër, pozita e trajnerit italian është seriozisht në diskutim, sidomos nëse sezoni përfundon pa asnjë trofe madhor. Aktualisht në garë për Champions League, La Liga dhe “Copa del Rey”, presioni mbi “Don Carlo” është i madh. Drejtuesit madrilenë po mendojnë për të ardhmen. Ja kandidatët për ta pasuar Ancelottin:Xabi Alonso – Aktualisht trajner i Bayer Leverkusenit, i përfshirë në një sezon historik. Ka kontratë deri më 2026. Ai vlerësohet shumë nga Real Madridi për lidhjen me klubin e bardhë dhe idetë moderne...