Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës
Salvatore alias Shpëtim Aliu, një nga “kokat” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës është arrestuar në Rusi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për trafikimin e 50 tonëve kokainë. Aliu konsiderohej si një prej figurave kyçe të një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Arrestimi i tij në Rusi pritet të pasohet nga procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë, në mënyrë që ai të përballet me akuzat e ngritura nga autoritetet shqiptare. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com