Arrestohet në flagrancë 47 vjeçari/ Dhunoi babain e tij në Lushnjë

Arrestohet në flagrancë 47 vjeçari/ Dhunoi babain e tij në Lushnjë

Policia e qytetit të Lushnjës ka arrestuar një 47 vjeçar, banues në Karbunarë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.”, njofton policia.
Burimi: Sot.com.al