Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Arrestohet i riu nga Tepelena, ja për çfarë ishte në kërkim
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve vunë në pranga shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tepelenë, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.