Arrestohet 46-vjeçarja filipinase/ Shfrytëzoi vendin e punës duke keqtrajtuar një të mitur

Arrestohet 46-vjeçarja filipinase/ Shfrytëzoi vendin e punës duke keqtrajtuar një të mitur

Kallëzimi është bërë nga babai i djalit. Një 46-vjeçare me origjinë nga Filipina është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ka keqtrajtuar një të mitur gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e një shtetasi. Njoftim i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi: Sot.com.al