Arrestohet 41- vjeçari nga Zuesi, përplasi me makinë një 34- vjeçar nga Jubani që lëvizte me motomjet

Arrestohet 41- vjeçari nga Zuesi, përplasi me makinë një 34- vjeçar nga Jubani që lëvizte me motomjet

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. D., 41 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. N., 34 vjeç, banues në fshatin Juban. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. N., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili po merr mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën. Shënim: Disa imazhe gjenden...