Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Policia e Tiranës arrestoi një grua dhe një djalë, pasi i akuzon se kundërshtuan punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin në Rrugën e Durrësit dhe dogjën kazanë për mbeturina. Njëri prej tyre, dyshohet se është autor i një vjedhjeje të kryer 5 ditë më parë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeçe dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 27.10.2026, përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë hedhur sende të forta, në drejtim të Ministrisë së Arsimit, si dhe se kanë djegur kazanë për mbeturina. Si pasojë u dëmtua prona publike dhe u bllokua qarkullimi në Rrugën e Durrësit. Nga verifikimet e...