Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi, falsifikuan dokumentet për 6 prona

Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi, falsifikuan dokumentet për 6 prona

Ish-drejtori i ASHK në Fier dhe një përfitues janë vënë në prangat e policisë, pasi dyshohen për përfitimin dhe regjistrimin e paligjshëm të 6 pronave me sipërfaqe rreth 71.7 hektarë në zonën e Levanit dhe Dërmënasit. Ndërsa për ish-hartografin e ASHK-së, është vendosur masa “Detyrim paraqitje”. Sipas hetimeve, përfituesi me iniciale E. H. dyshohet se ka regjistruar pronat duke përdorur dokumentacion të falsifikuar, pavarësisht se kishte përfituar më herët kompensim financiar prej 53.8 milionë lekësh për të njëjtën çështje. Pas regjistrimit, një pjesë e pasurive dyshohet se janë shitur, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme. Gjatë hetimit janë sekuestruar 715.976 euro në një llogari bankare të këtij shtetasi si dhe dokumente dhe pajisje elektronike. Prokuroria po vijon hetimet për falsifikim dokumentesh, mashtrim, pastrim parash dhe...