Arrestohen dy persona, sekuestrohen 25 makineta të modifikuara ilegalisht
Policia ka vendosur në pranga 2 persona pasi u zbuluan se në një magazinë në zonën “Kodra e Priftit:” modifikoheshin me programe ilegale makineta të kontrabanduara, të cilat më pas iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit. Pas një hetimi 5 mujor me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç, organizator i veprimtarisë, dhe S. K., 67 vjeç, bashkëpunëtori i tij. Të dy u arrestuan në ambientin e marrë me qira. Sipas policisë, hetimi i thelluar, monitorimi dhe interceptimi i valëve elektronike treguan se A. S. kishte marrë me qira magazina në Kodra e Priftit. Në bashkëpunim me S. K., dyshohet se...
Burimi:
javanews.al