Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama
Ndalimit të ish-shefes së SHISH, i kanë bërë jehonë edhe mediat greke. Protothema shkruan se ky është skandali më i fundit i korrupsionit që godet qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili është përballur me një sfidë prej muajsh për shkak të një plani të diskutueshëm për një kompleks turistik në pjesën jugore të vendit, i mbështetur nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner. Në artikull thuhet se Hyseni ka drejtuar Shërbimin Shtetëror të Inteligjencës së Shqipërisë (SHISH) që nga viti 2023. Protothema thekson gjithashtu se emërimi i saj shkaktoi polemika në Shqipëri për shkak të shtetësisë së saj kosovare dhe rolit të saj të mëparshëm si zëvendëskryetare e shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, nga i cili u shkarkua. Po ashtu gazeta greke thekson se ish-shefi...
Burimi:
gijotina.com