Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kalimit të paligjshëm të emigrantëve janë arrestuar në Rusi dhe Itali, pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe homologëve të saj në këto vende. Operacioni i koduar “The Wanted” u zhvillua në dy faza, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit operacional mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe strukturave partnere ndërkombëtare. “Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë: Shpëtim Aliu, 51 vjeç, i kapur në Rusi. Për të, në qershor të vitit 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i...
Burimi:
javanews.al