Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, PD mbledh Kryesinë, Sekretariatin dhe grupin parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar. Mbledhja zhvillohet një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të marrë një vendim lidhur me zhvillimet e një dite më parë, pas masës së sigurisë ndaj shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Takimi pritet të fokusohet te qëndrimi politik i partisë dhe hapat që do të ndërmerren në vijim. Kujtojmë se Vlora Hyseni, u vendos nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe vendim të Gjykatës së Posaçme. Masa e sigurisë u caktua në kuadër të procedimit penal të SPAK-ut, që lidhet me hetimet për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit...
Burimi:
gijotina.com