Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit
Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe rolin e institucioneve të drejtësisë, në një intervistë për median gjermane WELT. Gjatë intervistës, Rama u pyet edhe për arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke e vendosur rastin në kontekstin e hetimeve dhe procedimeve ndaj zyrtarëve të lartë. Duke folur për situatën e korrupsionit në vend, kryeministri tha se Shqipëria ka kaluar, sipas tij, nga një sistem ku korrupsioni ishte pjesë e funksionimit të shtetit në një fazë ku institucionet po e luftojnë atë. “Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”, deklaroi Rama. I pyetur për aktivitetin e Strukturës...
Burimi:
javanews.al