Arrestime të dhunshme të protestuesve në qendër të Tiranës
Arrestimet e paligjshme dhe të dhunshme nga ana e Policisë së Shtetit vijojnë në të gjithë vendin. Paraditën e së premtes Syri Tv ka siguar pamjet ku duket arrestimi i një të riu nga Forca Operacionale në qendër. Dhjetra policë shoqërojnë një të ri pa patur asnjë provë apo të dhënë. Forca Operacionale e Policisë së Shteti është një organ që kryen arrestime të personave me rrezikshmëri të lartë, ndërsa këto ditë e shohim këtë strukturë policore të rrëmbejë njerëz në rruga duke ju privuar lirinë dhe të drejtën e protestës. Arrestime të tilla rrëzohen në më të shumtën e rasteve në gjykatë si të paligjshme.
Burimi:
syri.net