Arresti i Vlora Hysenit/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Arresti i Vlora Hysenit/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimeve të dosjes AKSHI, ku me vendim të GJKKO, u vendos masa e pezullimit nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni dhe “arrest në shtëpi”. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se kjo është hera e parë në histori, që një shefe e shërbimit shtetëror informativ të vendoset në funksion të krimit, duke shtuar se Hyseni ka shkelur betimin dhe ligjin. Sipas Berishës, ajo bëri një vizitë të fshehtë në Beograd sapo mori detyrën asokohe në vitin 2023 në krye të SHISH. Sipas kryedemokratit, ajo u shkarkua edhe nga posti që mbante në Agjencinë...