Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket aksioni të mëngjesit të së martës, ku iu caktua masa “arrest shtëpie” dhe “pezullim detyre” për kreun e SHISH, Vlora Hysenit. Gjithashtu, po mëngjesin e sotëm u zhvillua dhe një kontroll nga agjentët e BKH-së në banesën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Njoftimi i SPAK: SPAK ekzekuton masa të reja sigurimi dhe kontrolle vendesh në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026...