Arratisje si në filma, 35-vjeçari pret hekurat e qelisë

Arratisje si në filma, 35-vjeçari pret hekurat e qelisë

Skena si në filma janë zhvilluar në burgun Duisburg-Hamborn të Gjermanisë, ku një 35-vjeçar i dënuar ka arritur të arratiset gjatë natës, pasi ka prerë një nga hekurat e qelisë së tij dhe më pas është ngjitur përgjatë fasadës së ndërtesës deri në çati. Kjo është arratisja e dytë spektakolare nga një burg gjerman brenda pak ditësh. Arratisja ndodhi në orët e para të së dielës. I burgosuri ndodhej në qelinë e tij në katin e tretë, ndërsa çatia e ndërtesës ndodhet mbi katin e katërt. Sipas autoriteteve gjermane, 35-vjeçari arriti të presë një nga hekurat e dritares së qelisë së tij, e cila shihte nga oborri i brendshëm i burgut, dhe më pas të hapte dritaren. Duke përdorur edhe tavolinën e qelisë si levë,...