Armë e dokumente të falsifikuara, pranga të riut në Durrës, nën hetim edhe një 40-vjeçar

Armë e dokumente të falsifikuara, pranga të riut në Durrës, nën hetim edhe një 40-vjeçar

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit ndërsa një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pas një operacioni të zvilluar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Blutë bënë me dije Sentiljano Selami po drejtonte makinën pa patentë ndërsa në banesën tij gjetën 25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë. Arma do të dërgohet për ekzaminim...
Burimi: Sot.com.al