Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Arkivat Britanike: Kush ia nguli kamën fatale Ali Pashës
Roli i Vasiliqisë në fundin e Vezirit, nuk ka qenë asnjëherë i ndriçuar nga burimet e kohës. Mesa duket, veprimet e saj në dobi të Portës së Lartë, kanë qenë aq sekrete sa askush deri më sot nuk ka dyshuar mbi tradhtinë e saj, edhe pse dihej se pas rënies së Aliut ajo kishte në zotërimet e veta disa prona. Prona të cilat citohen në dokumentin britanik. Robert Walsh shkruan se e kishte parë disa herë të venë e Aliut në ambientet e Patriarkanës së Stambollit, të mbuluar fund e krye. Por arsyeja se përse e veja e Aliut u lejua të rikthehej përsëri në Greqi, nëse ishte marrë me të vërtetë rob në Janinë, nuk është mësuar asnjëherë. Në vitin 1830 qeveria greke i...