Ardianë Pajaziti: Edicioni i nëntë i “Ta Zbardhi Ftyrën” me sopranon e famshme Ermonela Jaho 

Ardianë Pajaziti: Edicioni i nëntë i “Ta Zbardhi Ftyrën” me sopranon e famshme Ermonela Jaho 

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho do të jetë figura e edicionit të nëntë e mbrëmjes artistike “Ta Zbardhi ftyrën” që organizohet tash e nëntë vjet nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus.  Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus ka njoftuar se ylli i operës Ermonela Jaho tashmë e ka konfirmuar se do të jetë e pranishme në Prishtinë, dhe se kjo mbrëmje artistike do të mbahet më 6 tetor.  “Jemi shumë të lumtur që sopranoja super e njohur Ermonela Jaho do të jetë figura e edicionit të nëntë e mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”. Duke e pas parasysh agjendën e saj shumë të ngjeshur, është një vlerësim i madh për ne si organizatorë dhe për të gjithë të pranishmit që do të jenë në...