Ardian Ismajli arrin marrëveshjen për 3 vite, do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon

Ardian Ismajli arrin marrëveshjen për 3 vite, do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon

Ardian Ismajli do të mbetet në Serinë A edhe për 3 vitet e ardhshme. Gazetari italian, Nikolo Shira, ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar pritet të veshë fanellën e Torinos. Sipas tij, palët kanë rënë dakort në parim. Bëhet fjalë për një kontratë deri në verën e vitit 2028, nga e cila Ismajli do të përfitojë 1.1 milionë euro në sezon. Një përmirësim në akpektin ekonomik, duke qenë se te Empoli lojtari i Kombëtares kuqezi përfitonte 900 mijë euro në sezon./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com