Arben Kola thirrje SPAK dhe BKH: Arrestoni Ballukun, Ron Yeffet dhe çdo politikan të korruptuar

Arben Kola thirrje SPAK dhe BKH: Arrestoni Ballukun, Ron Yeffet dhe çdo politikan të korruptuar

Aktivisti Arben Kola në protestën e 133 kundër qeverisë i bëri thirrje SPAK dhe BKH që të veprojë dhe të arrestojë politikanët e korruptuar. “133 ditë vetëdije kombëtare. Sot i kërkojmë SPAK dhe BKH të fillojë me arrestimin e Belinda Ballukut, Vlora Hysenit, Olsi Rama, Edi Rama, Ron Yeffet, Ilir Proda dhe çdo personi të korruptuar. Një thirrje për ambasadorin amerikan. Populli shqiptar dhe ai amerikan janë të lidhur me njëri tjetrin dhe Shqipëria kërkon ndihmë për çlirimin e Shqipërisë nga narkoshteti dhe shitja e armëve. Uroj që nga e hëna SPAK dhe BKH të fillojë me pranga dhe konfiskim të çdo politikani që ka vjedhur popullin shqiptar. Sistemi duhet çmontuar, tullë më tullë”, tha ai.