Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Arapët në Shqipëri – Nga Dorian Koçi
Dorian Koçi Prania e popullsisë zezake ka qenë e pakët në Shqipëri. Edhe pse territoret shqiptare bënin pjesë në Perandorinë Osmane, në një perandori konglomerat për nga popullsia, etnitë dhe besimet fetare, prania e kësaj popullsie nuk ka lënë gjurmë të forta në këto territore. Dokumentimi i parë kësaj popullsie në territoret arbëre gjenden në këngën popullore Gjergj Elez Alia, ku ky i fundit ndeshet në disa variante me bajlozin e zi dhe në disa të tjerë me arapin e zi. Studiuesit e folklorit kanë evidentuar me kohë që në rastin e bajlozit të zi, bëhet fjalë për bajlin e Venedikut, emërtimi i ambasadorëve të kësaj republike në shtete të tjera. Në rastin kur përmendet si arapi i zi, ka të ngjarë që përfaqësues të...