Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon moshën nga 30 në 35 vjeç dhe 40

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon moshën nga 30 në 35 vjeç dhe 40

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, firmosi urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë. Vendimi vjen në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara te ministri përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta, nga qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit dhe të kontribuojnë për sigurinë e vendit dhe qytetarëve. Sipas urdhrit, kufiri i moshës për pranimin në Polici rishikohet deri në 35 vjeç për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë. Brenda të njëjtit kufi moshe, deri...