Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Apeli rrëzon ankimimin e vëllait të Veliajt për kontrollet e SPAK
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e ushtruara nga SPAK në dhjetor të vitit 2024 në banesat dhe ambientet e bizneseve të tij. Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit thekson se vendimi është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Njoftimi i GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 31.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 183, datë 25.07.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim tek...