“Apartamentet”, dy të arrestuar për mashtrim me pasuri, noterja shpallet në kërkim

“Apartamentet”, dy të arrestuar për mashtrim me pasuri, noterja shpallet në kërkim

Polica e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamentet”. Gjatë 24 orëve, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare vuri në pranga autorët e 2 rasteve të mashtrimit. Sipas policisë arrestohet një 31-vjear që i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Në pranga ka rënë edhe një 48-vjeçar që shiti 2 herë, apartamentin e tij, ndërkohë është shpallur në kërkim noterja që përpiloi 2 kontrata shitjeje për të njëjtën pronë. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 2 shtetasve, se ishin mashtruar, specialistët e Seksionit për Hetimin e...