Antonelli: Qëndroj me këmbët në tokë, është babai im ai që më kujton se ka ende shumë gara
Sapo ka mbushur 20 vjeç por kryeson renditjen e kampionatit botëror të Formula 1, me 81 pikë avantazh ndaj rivalit më të afërt (George Russell). Kjo e bën pilotin italian të Mercedes, Kimi Antonelli, kandidatin kryesor për titullin kampion për pilotë këtë sezon. Antonelli mbetet i përqendruar te qëllimi: jo te titulli në vetvete, por te dhënia e maksimumit në çdo garë. Merita i takon edhe babait të tij Marco, pjesë e “Team Antonelli”, roli i të cilit është ta mbajë Kimi me këmbë në tokë: “Kam fatin të kem njerëz vërtet fantastikë rreth meje,” tha piloti. “Kam një skuadër të jashtëzakonshme që më mbështet dhe një familje fantastike. Babai im në veçanti, është ai që më ndihmon të qëndroj me këmbë në tokë. Sidomos...
Burimi:
telesport.al