Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e armëve biologjike

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e armëve biologjike

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka bërë të ditur se ka ndërprerë disa përpjekje të mundshme për zhvillimin e armëve biologjike, pasi studiues kanë përdorur modelet e saj të inteligjencës artificiale për kërkime që mund të ndihmonin në krijimin e armëve të tilla. Sipas kompanisë, studiuesit kanë anashkaluar kontrollet e vendosura për të penguar përdoruesit nga rajone të bllokuara që të kenë akses në modelet e saj të AI-së. Anthropic tha gjithashtu se studiuesit u përpoqën të maskonin qëllimin e kërkimeve të tyre për t’iu shmangur masave mbrojtëse të kompanisë. Kompania nuk ka bërë të ditur identitetin e studiuesve apo institucioneve me të cilat ata ishin të lidhur, vendet ku ndodheshin apo agjentët biologjikë konkretë që dyshohet se po studioheshin. Sipas Anthropic, kjo lidhet...