Anila Toto: Gruaja e poezive të Donika Dabishevcit përballë qytetit patriarkal

Anila Toto: Gruaja e poezive të Donika Dabishevcit përballë qytetit patriarkal

Qyteti nuk është thjesht hapësira ku jetojnë njerëzit e thjeshtë, qyteti ynë është vendi ku ndodh historia. Por në poezinë e Donika Dabishevcit shndërrohet në personazh, madje në një lloj qenieje kolektive që ka sy, veshë, kujtesë dhe gjykim. Nga Anila Toto Oh, qyteti im i dashur, ti je porsi një organizëm që sheh, dëgjon, kujton, gjykon dhe kontrollon fatet njerëzore, si nje përrallë! E kështu qyteti fiton tipare njerëzore dhe sillet si një organizëm social me një lloj vetëdijeje kolektive. Ai sheh përmes dritareve, dëgjon përmes veshëve të njerëzve, kujton përmes gjurmëve të së shkuarës, gjykon përmes fjalëve dhe kontrollon përmes syrit të opinionit kolektiv. Në këtë mënyrë, ajo që duket si vetëdije e qytetit është, në të vërtetë, vetëdija dhe gjykimi i komunitetit...