Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor

Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vetëm në qershor

Parku i vetëm detar kombëtar, Sazan-Karaburun edhe këtë sezon turistik po vizitohet nga një numër i lartë turistësh vendas e të huaj. Udhëtimi me anije drejt këtij parku i ofron mundësi turistëve të kalojnë një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës. Kapiteneria e portit të Vlorës bën të ditur se “për muajin qershor ky park u vizitua nga 8876 turistë vendas e të huaj. Edhe gjatë korrikut ka një numër të lartë vizitorësh jo vetëm vendas, por edhe nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës”. Sipas Kapitenerisë, në portin e Vlorës operojnë 12 anije turistike, të cilat janë licencuar...