Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Anija ‘Vlora’, ëndërr plot shpresë/ 34 vite nga eksodi i vitit ’91, mbi 20 mijë shqiptarë u nisën drejt Italisë!
Si sot para 34 vitesh (8 gusht 1991) nisi një ëndërr. Shqiptarët lanë atdheun dhe u nisën drejt brigjeve italiane. E ardhmja ishte e pasigurt, por shpresat ishin të mëdha. Anija ‘Vlora’ mbërriti në portin e Barit, ndërsa sipër mbante mbi 20 mijë shqiptarë. Për një kohë të gjatë, rreth 45 vjet, Shqipëria kishte mbetur e mbyllur brenda kufijve të saj, pa mundësinë më të vogël të hapjes, dijes apo marrëdhënieve kulturore e njerëzore jashtë mureve të Bllokut Komunist. E megjithatë, ajo ishte përballë Italisë, motrës më të madhe dhe të lirë. Pas rënies së komunizmit, të detyruar nga kushtet e dëshpëruara social-ekonomike, shqiptarët sfiduan vdekjen në kërkim të fatit të tyre, pa asnjë siguri, por me dijen se diku duhej të trokitnin. Ndonëse emigrantët...