Anija cisternë goditet nga disa predha në veri të Katarit, raportohen viktima
Një anije cisternë u godit të mërkurën nga disa predha në veri të Katarit, duke shkaktuar viktima, sipas Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). UKMTO tha se mori një raport për incidentin rreth 51 milje detare (94 kilometra) në veri të Madinat ash Shamal, Katar, rreth orës 19:00. “Një anije cisternë ka raportuar se është goditur nga disa predha. Janë raportuar viktima”, tha ajo. Autoritetet po hetojnë, shtoi UKMTO./ AA.
Burimi:
syri.net