“Ancelotti, trajner fantastik për kombëtaren e Brazilit. Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”

“Ancelotti, trajner fantastik për kombëtaren e Brazilit. Ja kush e meriton ‘Topin e Artë’ këtë vit”

21 Prill 2025 13:01 Alfred Lleshi Legjenda e futbollit brazilian dhe ish-mbrojtësi i Milanit, Cafù, ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, ku ka folur për kombëtaren braziliane, e cila është ende në kërkim të një trajneri të ri. Për Carlo Ancelottin: “Kam pasur mundësinë të punoj me të te Milani për pesë vite, ndaj e di shumë mirë çfarë është i aftë të bëjë. Do të ishte fantastike ta shihja në krye të Brazilit, nëse CBF vendos për të. Çdo lojtar i madh do të dëshironte ta kishte në kombëtare. Shpresoj që drejtuesit tanë të vendosin sa më shpejt”....
Burimi: Telesport.al