Ançeloti nervozohet në tribunë gjatë daljes me karton të kuq të Mbape

Ançeloti nervozohet në tribunë gjatë daljes me karton të kuq të Mbape

Sulmuesi i Real Madrid, Kilian Mbape u largua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Alavesh ku galaktikët luajtën në transfertë. Ishte minuta e 38-të, kur ylli i madrilenëve bëri një ndërhyrje horror. Arbitri kryesor e pa rastin me VAR dhe më pas e ndëshkoi Mbapen me karton të kuq. Rezultatin ishte 0 me 1 në favor të madrilenëve, kur francezi la skuadrën me 10 lojtarë. Karlo Ançeloti e pa këtë episod nga tribuna. 3 pikët janë të domosdoshme për skuadrën e tij, që mos të qëndrojë 4 pikë larg Barcelonës.
Burimi: Vizionplus.tv