Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”
Për Malin e Zi, rruga drejt Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë vendimtare. Për Kosovën, procesi ende nuk ka nisur zyrtarisht. Dy vende fqinje, me të njëjtën perspektivë evropiane, por në faza krejt të ndryshme të integrimit. Më 4 nëntor, Komisioni Evropian përcaktoi qershorin e vitit 2027 si afat orientues për nënshkrimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi. Ndonëse kjo nuk nënkupton anëtarësim të menjëhershëm, do të ishte një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të parë të BE-së që nga pranimi i Kroacisë, më 2013. Për vendin me pak më shumë se 620 mijë banorë, ky moment vjen pas gati 18 vjetësh nga aplikimi për anëtarësim dhe 14 vjetësh nga nisja e negociatave. “Mali i Zi ka dëshmuar se procesi i anëtarësimit...
Burimi:
javanews.al