Analiza e BLOOMBERG: Si po çmontohet me shpejtësi regjimi i Vuçiçit në Serbi

Analiza e BLOOMBERG: Si po çmontohet me shpejtësi regjimi i Vuçiçit në Serbi

Nga Jasmina Kuzmanovic dhe Misha Savic, BLOOMBERG Më shumë se një javë pasi mundi në mënyrë të papritur në zgjedhje udhëheqësin e kahershëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, blloku i ri i udhëhequr nga studentët ende nuk i ka zënë vendet në parlament dhe as nuk ka emëruar kryeministrin. Por zyrtarët në Beograd, të cilin Vuçiçi e dominoi për më shumë se një dekadë, kanë nisur tashmë çmontimin e regjimit të tij. Drejtues të institucioneve nga më të ndryshmet, si banka qendrore dhe prokuroria e shtetit, kanë kërkuar hetime për krime të mundshme të kryera gjatë kohës së Vuçiçit në pushtet. Drejtues të lartë të transmetuesit publik – i konsideruar si shtylla kurrizore e makinerisë së tij mediatike – kanë dhënë dorëheqjen ose kanë kërkuar falje...