Analisti serb: Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, ka frikë nga zgjedhjet dhe burgu

Analisti serb: Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, ka frikë nga zgjedhjet dhe burgu

Gazetari dhe analisti politik serb, Srgjan Shkoro, ka vlerësuar se pushteti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po hyn në fazën e fundit të krizës politike dhe se, sipas tij, mund të përdorë dhunën dhe incidentet për të shmangur humbjen në zgjedhje dhe përgjegjësinë për qeverisjen e vendit. Shkoro ka deklaruar se Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, pasi frikësohet nga humbja e pushtetit dhe pasojat që mund ta presin pas largimit nga politika, përfshirë mundësinë e përballjes me drejtësinë, shkruan slavija.info. Sipas tij, pushteti në periudhën e ardhshme mund të intensifikojë dhunën, të shkaktojë incidente dhe të përdorë frikën si mjet për t’i mbajtur qytetarët larg kutive të votimit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos tërhiqen përballë grupeve të organizuara,...