“Ana tjetër e TETORIT”! Muaji i tritolit: shpërthime, ‘mesazhe’ dhe një viktimë
TIRANË- Tetori i protestës së studentëve! Kështu do të cilësohej muaji që lamë pas me të rinj të revoltuar, biznese të shkatërruara, zjarr e thirrje nëpër rrugë, shkatërrime në institucione, zjarr në kioska, përplasje me Policinë dhe një ftesë për dialog nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila deri më sot është refuzuar. Por, mes valës së protestave, panorama e anës tjetër të muajit tetor i përket ‘TRITOLIT’. Nga veriu në jug, pothuajse çdo ditë të muajit tetor, raportimet për shpërthime me lëndë eksplozive në biznese, automjete apo banesa, në orët e vona të mbrëmjes, kanë mbuluar kronikën e zezë në Shqipëri. Një atentat për ‘hesape’ droge, i cili u mbyll me një viktimë dhe një të plagosur; kërcënim për 50 mijë euro; shënjestër avokatë,...
Burimi:
zeri.ai