Amorim: Nuk mund të jemi të kënaqur kur i shpërdorojmë kështu dy pikë

Amorim: Nuk mund të jemi të kënaqur kur i shpërdorojmë kështu dy pikë

12 Tetor 2026 7:54 Alfred Lleshi “Kur nuk fitojmë, nuk jemi kurrë të kënaqur. Pas golit të Rabiot duhej ta kontrollonim më mirë ndeshjen, të mbanim më shumë topin dhe të frenonim reagimin e kundërshtarit. Nuk mund të pësojmë gol nga goditja e këndit. Nuk mund të jemi të kënaqur kur i shpërdorojmë kështu dy pikë. Është çështje mentaliteti; pasi shënon, duhet të vazhdosh të sulmosh dhe të menaxhosh topin”. Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, e analizoi kështu barazimin ndaj Sassuolos, teksa shtoi: “Kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar, por kemi treguar përparim. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që bënim deri te goli. Po punojmë për ndërtimin e lojës dhe kjo duket në disa faza të ndeshjes. Megjithatë, duhet të përmirësojmë kombinimet në...