Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Amorim kërkon portierin nga Serie A, kushton 40-50 mln euro
27 Qershor 2025 13:25 Telesport Alfredo Pedulla raporton se Manchester United po tenton të blejë portierin e Atalantës, Marco Carnesecchi. Gazetari italian shkruan se “Djajtë e kuq” kanë përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh, ndërkohë që klubi i Serie A kërkon 50 mln euro për kartonin e tij. United mund ta arrijë këtë shifër me bonuse të arritshme. Andre Onana mund të shitet në Arabinë Saudite dhe kjo do të lehtësonte transferimin e portierit që do Amorim.