Amorim: Golat e Ramos do të vijnë, merkatoja për të tashmen dhe të ardhmen e Milanit
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, në një intervistë për DAZN, theksoi mentalitetin fitues të skuadrës: “Duam të fitojmë çdo ndeshje. Ky është objektivi im sa herë nis një javë. Kur zbresim në fushë, kemi përgjegjësinë të fitojmë, por edhe të përpiqemi të luajmë futboll të bukur”. Për merkaton, portugezi tha se është i kënaqur me punën e klubit: “Që nga dita e parë kam ndier se po bëjmë gjithçka së bashku. Po përpiqemi ta ndihmojmë klubin jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Sjellim lojtarë të gatshëm si Ramos, kampion i Europës, por edhe talente si Moreira. Jam vërtet i kënaqur, por duhet të përmirësojmë edhe lojtarët që kemi”. Sa i përket Gonçalo Ramos, pret që golat e tij të vijnë edhe...
Burimi:
telesport.al