Amir Xhakoviq, “Liszti shqiptar” i tastierës, nga Shkodra në skenat ndërkombëtare, pianisti që e kthen virtuozitetin në art

Amir Xhakoviq, “Liszti shqiptar” i tastierës, nga Shkodra në skenat ndërkombëtare, pianisti që e kthen virtuozitetin në art

Nga Albert Vataj  Isha fare pranë skenës, pranë atyre gishtërinjve që kalëronin stuhishëm mbi tastierën e Steinway & Sons, pranë atyre tingujve, atij akti të etershëm, që i magjepste harmonia e një kaosi galaktik të telave që dridhen, drurëve që zgjohen buçimshëm, shpirtrave që derdhin qiej në duar, që… që duke u shndërruar në tinguj, shpërthejnë duke zgjuar brenda teje një thërrmijë drite që ka udhëtuar miliona vite në hapësirë dhe zgjohet në atë moment. Përtej kësaj magjie, kreshtës së këtyre përjetimeve dhe një finese, klasi dhe galance të ardhur nga kohjet që e hyjnuan muzikën, duke e bërë atë, e frymshja dhe gjaku i saj, ishte ai, shkodrani, Amir Xhakoviq, pianisti që e kthen virtuozitetin në art dhe muzikën ballkanike në një gjuhë pa...