“Ambulancat nuk transportojnë gaz lotsjellës”, Urgjenca reagon për bllokimin e mjeteve mjekësore
foto TIRANË- Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas pretendimeve se autoambulancat po transportojnë gaz lotsjellës duke i cilësuar këto informacione të rreme. Urgjenca u bën thirrje protestuesve të mos pengojnë lëvizjen e ambulancave, pasi çdo vonesë në ndërhyrjen mjekësore mund të rrezikojë jetën e pacientëve që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme. REAGIM DHE PËRGENJESHTRIM ZYRTAR | QKUM: Në lidhje me disa lajme të rreme që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku pretendohet se autoambulancat po përdoren për furnizim me gaz lotësjellës, përgenjeshtrojmë kategorikisht këtë informacion! Informojmë të gjithë qytetarët dhe protestuesit se: Misioni ynë: Autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren VETËM për t'u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore. Thirrje për ndërgjegjësim: Pengimi i qarkullimit...
Burimi:
zeri.ai