Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar Progres-Raportin e KE për vitin 2026 para komunitetit të biznesit në Shqipëri. Në një postim në llogarinë e saj në X, ambasadorja shkruan se biznesi ka interes të drejtpërdrejtë në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE. Gjatë takimit u diskutuan çështje të cilat formësojnë mjedisin e biznesit, si sundimi i ligjit dhe konkurrenca e ndershme, teksa theksoi se ‘çmimi është qasja në tregun e vetëm të BE-së. Arritja atje është një përpjekje e përbashkët’. Postimi i plotë i ambasadores: “Biznesi ka një rol të drejtpërdrejtë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe ka shumë për të fituar prej saj. Sot prezantova Raportin 2026 para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. Folëm për atë që e formëson më shumë mjedisin e biznesit:...