Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik. Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, ‘nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo’. Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. ‘Jeni ju që i jepni jetë e forcë çdo ditë’, u tha ambasadori të pranishmëve, duke kujtuar bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të...