Ambasadori i SHBA zbarkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH

Ambasadori i SHBA zbarkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), me drejtuesin e institucionit, Klodian Braho. Diplomati amerikan është paraqitur në selinë e SPAK-ut i shoqëruar nga një delegacion me zyrtarë të tjerë të SHBA-së. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur ambasadori Wendt dhe delegacioni që e shoqëron mbërrijnë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk janë bërë publike detaje lidhur me qëllimin e vizitës apo çështjet që janë diskutuar gjatë takimit mes diplomatit amerikan dhe kreut të SPAK-ut. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga palët mbi përmbajtjen e bisedimeve.