Ambasadori i ri amerikan takon kreun e SPAK, në fokus lufta ndaj krimit dhe trafikut të narkotikëve
Eric Wendt dhe Klodian Braho TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ku theksohet rëndësia e institucioneve të pavarura në përballimin e sfidave që lidhen me krimin transnacional trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm. Sipas ambasadës, këto çështje janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump, ndërsa gjatë takimit me kreun e SPAK, Klodian Braho është diskutuar edhe roli i partneritetit mes dy vendeve në forcimin e sigurisë. Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë: Lufta kundër krimit transnacional, trafikut...
Burimi:
zeri.ai